Në mbarë botën ka shefat shtetesh që kanë shumë kohë në detyrë. Prej dekadash ata janë ngjitur pas pushtetit. A e dini se kush ka më shumë kohë në krye të detyrës? Gazeta Bild sjell dhjetë rekordmenët:
10. Mbretëresha Beatrix I e Hollandës, 74 vjeç: Që prej 30 prillit 1980 qëndron në krye të fronit. Ishte e martuar me një diplomat gjerman që vdiq në vitin 2002.
9. Jose Eduardo dos Santos, 69 vjeç, Angola: Pas 32 vitesh në detyrë, ai ka ende kohë të grumbullojë pasuri. Mendohet se peshon miliarda euro, ndërkohë që në vendin e tij thellohet pabarazia sociale.
8. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, 69 vjeç, Guineja Ekuatoriale: Jackpot-i personal i tij ishte kur me anë të një puçi shteti ia mori pushtetin xhaxhait të tij në vitin 1979.
7. Ali Abdullah Salih, 69 vjeç, Jemen: Që prej vitit 1978 ka qenë president i Jemenit të Veriut dhe më pas në vitin 1990 president i Jemenit të bashkuar. Më 22 janar dha dorëheqjen pas protestave masive.
6. Juan Carlos I i Spanjës, 74 vjeç: Pas diktatorit Franko, u vendos si pasues në pushtet. Punoi shumë që prej vitit 1975 për demokratizimin e Spanjës.
5. Carl XVI Gustav i Suedisë, 65 vjeç: Që prej 39 vitesh ka marrë fronin nga gjyshi i tij. Babai i ka vdekur kur ishte nëntë muajsh.
4. Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës, 71 vjeç: Ajo është mbretëreshë prej 40 vitesh. Por është edhe një grafiste shumë e zonja. Duke përdorur një pseudonim ajo ka bërë ilustrimet e romanit ‘Zotëria e unazës’.
3. Sulltan Quabus, 71 vjeç, Oman: Zëvendësoi babain e tij në krye të këtij emirati. Njihet si mysliman liberal. Por liberalizmi ka edhe kufij- prej 42 vitesh pasi ai është kryeministër, ministër i Jashtëm, i Mbrojtjes dhe i Financave.
2. Elizabeta II, 85 vjeç, Britani e Madhe: Kostumet e saj me ngjyra të gëzueshme i njeh shumëkush. Pas vdekjes së babait më 6 shkurt 1952 mori fronin. Prej 60 vitesh në pushtet.
1.Bhumibol Adulyadej, 84 vjeç, Tajlandë: Mbreti i Tajlandës njihet edhe si Rama XI dhe feston vitin e 66-të në pushtet. Një pjesë të pasurisë së tij prej 35 miliard dollarë e investon për xhaketa të bukura.











