me te klikuarat Nga Vendi — 07 Shkurt 2012

A duhet besuar Genc Pollo kur flet për para?Ka teori të tëra, herë shkencore, herë praktike, here pjesë të legjendave urbane, që pretendojnë se bota ngrihet dhe mbahet në këmbë në kultin e trekëndëshit. Për shembull, thonë se kulmet e tij janë pushteti, seksi dhe vdekja. Thonë se të tre këta kulme, ekzistojnë drejt një përmase tjetër që janë paratë. Thonë edhe se paratë janë shpikur herë si shkak dhe herë si pasojë e kombinimit mes pushtetit, seksit dhe vdekjes. Thonë se në politikën që prodhon pushtet, në pushtetin e seksit dhe në seksin që provohet vetëm njëherë në jetë, atëherë kur kapërcehet në vdekje, burri dallohet nga marrëdhënia që krijon me paratë. Të cilat mund të blejnë edhe pushtet, edhe seks, por nuk kanë pushtet të pafundëm ndaj vdekjes. për të mos ju ndarë trekëndëshit, pushteti është piramidë, seksi ka qenë dhe do të jetë trekëndësh, vdekja edhe arkivolin e sotëm, edhe piramidën e djeshme ku e ndrynin, sërish trekëndëshe është. Paratë, në mos janë kulmi i katërt i trekëndëshit, brenda tij ndodhen patjetër.

Një nga burrat e politikës shqiptare, Genc Pollo, për t’u marrë si shembull, ka një marrëdhënie të ndërlikuar me trekëndëshin dhe kulmin e tij të katërt, paratë. Këtë javë, ministri i kabinetit të zotit Berisha, foli për Presidentin e Republikës, por kujtoi paratë që ka prodhuar institucioni i zotit Topi me emërimet në sistemin e drejtësisë. “Harta e çmimeve”, tha ministri Pollo. I dogëndisur në sedër, Presidenti ju përgjigj thatë: gënjeshtar! Dhe e ftoi që ose të provonte akuzat që bënte, ose të dorëhiqej. Dhe sërish, ministri as provoi akuzat dhe as u dorëhoq. Dilemën e publikut se çfarë do të zgjidhte mes alternativave që i afroi Presidenti, ai e shndërroi në trilemë. Gjeti një zgjidhje të mesme dhe ftoi Presidentin ta denonconte për shpifje për t’u takuar në gjykatë. Deri këtu, kjo është një supë shqiptare, e ngrohur, ftohur dhe servirur me dhjetra herë. Sprova intelektuale për të gjetur motivet e sulmit të ministrit ndaj Presidentit, nuk shkon përtej sforcimi mendor që kërkon lidhja e këpucëve. Dihet pse Pollo e bën një sulm të tillë. Kur gjithë turma e tij politike sulet me gurë në derën e Presidentit, nuk do të ishte e këshillueshme për Pollon që të mos hidhte edhe ai gurin e tij. Me gjasë, me shumë gjasë, hodhi atë të duhurin. Problemi nis të ngatërrohet gjetkë. Fjala vjen, tek marrëdhëniet e zotit Pollo me paratë. Pak më shumë se një dekadë më parë, kur Pollo urrente njeriun që do sot, i cili donte atëherë atë që urren sot (sërish trekëndëshi, e pamundur të shmanget trekëndëshi), Pollo tha se Berisha kishte dërguar miliarda në SHBA, se një person i tij i afërt ndërtonte në New Jersey, se një tjetër i afërm i tij kishte fituar para të pista nga skemat piramidale, se kishte grabitur, madje, edhe paratë e televizionit ATN1. Kushedi sa do të jetë mërzitur atëherë Topi, i cili kishte një marrëdhënie dashurie, nga ato të llojit që vendoset rëndom në Tiranën tonë ballkanike mes eprorit dhe vartësit. Por tani që Presidenti dhe Kryeministri urrehen reciprokisht, Pollo që dashuron Kryeministrin me llojin e marrëdhënies që krijon vartësi me eprorin në Tiranën tonë ballkanike, i turret me urra e brohori Topit: “Ky vjedh”. Dhe nuk përmend pushtetin, për shembull, por kujton sërish paratë. Kush i besoi herën e parë Pollos, duhet t’i besojë dhe këtë herë të dytë. Ndodh që në kohë të ndryshme, pohime të ndryshme të kenë të njëjtën vlerë të së vërtetës. Por këtu hyn sërish trekëndëshi. Nja tre muaj më parë, vetë Pollos i përmendën paratë. Në Kuvend. Me sfidë që përfshinte dhe sekretin bankar. E bëri Taulant Balla, që nga e enjtja është pa imunitet. Pollo vetë atëherë nuk e sfidoi Ballën që ose të provonte akuzën e tij, ose të jepte dorëheqjen. Dikush me siguri i kishte thënë se Balla dinte më shumë se çfarë kishte thënë. Për shembull, mund të dinte që simboli i trekëndëshit del edhe në kartëmonedhën një dollarëshe amerikane. Mbas portretit të Xhorxh Uashingtonit, në krah të majtë të betimit solemn: “In God We Trust”, që në shqipen e sotme përkthehet: “Ne besojmë tek paratë!” Puna është, a mund t’i besohet Pollos dhe familjes së tij politike? E nëse në këtë rast mund të ketë dilemë, tek Trekëndëshi profetik duhet besuar!

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates