Dy fizikantë të Universitetit të Cambridge, Chris Smith e Dave Ansel kanë arritur në përfundimin se planeti ynë humbet 50 mijë ton në vit
Çdo vit, planeti ynë humbet 50 mijë ton në peshë dhe gjithashtu mbledh 40 mijë pluhura hapësinorë. Sesi ndodh kjo, gjithçka e kanë shpjeguar dy fizikantë të Universitetit të Cambridge, Chris Smith e Dave Ansel, të cilët kanë bërë disa llogaritje dhe si përfundim kanë mbërritur në atë rezultat.
Toka humb peshë, sepse disa elementë si hidrogjeni (95 mijë ton çdo vit) dhe heliumi (1600 ton) i shpëtojnë tërheqjes gravitacionale dhe sepse në zemrën e planetit, ato që digjen, transformojnë masën në energji dhe prandaj si pasojë sjell reduktimin e peshës. NASA thotë se thithjet e Tokës janë rreth 160 ton materie në vit, sepse temperatura globale është duke u rritur: Korja e planetit tonë humbet energji me kalimin e kohës. Praktikisht është si një reaktor bërthamor gjigant që djeg karburant. Sa më pak energji të prodhojë do të thotë edhe më pak masë.
Megjithatë nuk duhet pasur frikë, sepse humbja e peshës është shumë relative, vetëm një fraksion jo shumë domethënës i masës në total. Prandaj për disa miliard vite nuk duhet të përfaqësojë problemin tonë kryesor.










