Zona VIP — 21 Shkurt 2012
Adele është këngëtarja e momentit dhe në këto dy vitet e fundit ka arritur të fitojë shumë. Tashmë ajo është bërë një nga personazhet më të ndjekur nga paparacët dhe kjo duket se e shqetëson shumë këngëtaren 23-vjeçare. Për këtë arsye, mësohet se Adele është duke menduar që të blejë një helikopter, me të cilin do të lëvizë në vend të makinës. Kështu, do të shmangë paparacët dhe do të udhëtojë më shpejt. Ku do ta parkojë? Me madhësinë e shtëpisë së saj, Adele mund të parkojë edhe një avion.










