Cili është çelësi për të hyrë në zemrën e një supermodeleje në ditën e Shën Valentinit? “Nëse bashkëshorti im do të më dërgonte në shtëpi një tufë me lule, do isha me të vërtetë shumë e lumtur, – rrëfen Adriana Lima, modelja braziliane, e cila është e martuar me basketbollistin e NBA, Marko Jariç. – Nuk ka asgjë më të bukur se të marrësh lule nga dikush që do. Unë preferoj të marr dhurata që janë shumë elegante, shumë domethënëse dhe jashtë mase romantike nga Marko.
Dita e Shën Valentinit nënkupton dhënien dhe marrjen e dashurisë në të gjitha mënyrat e mundshme. Unë mendoj se burrat duhet të prekin emocionet e femrave, mua më pëlqejnë puthjet, përqafi met dhe të gjitha gjërat e mira emocionale”.
Lima nuk ka kursyer edhe një këshillë tjetër për ditën e të dashuruarve: “Meshkujt duhet të jenë disi me të vjetrën dhe të shkruajnë pusulla dashurie me dorë, është shumë direkte dhe prekëse”.










