me te klikuarat Nga Vendi — 20 Shkurt 2012

Afganistan, sulmohen ushtarët shqipëtare një i vdekur, një në gjendje komeNjë ditë e zezë për trupat shqiptare në misione jashtë vendit. Një ushtar shqiptar u qëllua për vdekje, një tjetër është në gjendje të rëndë. Kjo është viktima e parë mes shqiptarëve të dërguar në misione në zona të nxehta të globit

Lajmi për vdekjen e një ushtari shqiptar në Afganistan kishte pak minuta që qarkullonte në korridoret e Ministrisë së Mbrojtjes. Megjithatë zyrtarisht nuk thuhej asgjë. Mediat nisin të raportojnë për dy të plagosur, duke mbajtur pezull me dhjetëra e dhjetëra familje që kanë të afërmit e tyre në Afganistan. Heshtja e ministrisë vijoi ndërkohë që mediat raportuan se njëri nga të plagosurit ka vdekur. Brenda pak minutash u raportua edhe për të vdekurin e dytë. Të afërmve të ushtarëve në Afganistan do u ketë ngrirë zemra. Më pas doli emri i të parit, ai quhej Feti Vogli. Më vonë edhe i të dytit, Aleksandër Peci. Të dy jetonin në rrethinat e Tiranës dhe nuk kishin shumë kohë që ishin nisur në mision. Familjarët e tyre shpërthyen në vaj. Por vonë, ministria e Mbrojtjes doli në një konferencë të dytë për shtyp duke konfirmuar se ka vetëm një viktimë dhe Aleksandër Peci është në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja

Brenda pak minutash, mediat më në zë në botë nisën të raportojnë për ngjarjen në Afganistan. I referoheshin kryesisht Ministrisë sonë të Mbrojtjes duke folur për dy viktima. Mesa duket, ushtarët tanë u qëlluan nga policë lokalë në jug të Afganistanit. Siç raporton Associated Press, 11 policë afganë u arrestuan pas këtij sulmi. Më vonë qeveria shqiptare foli për një njësit shqiptaro- amerikan që kishte bërë rezistencë të fortë ndaj sulmit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Robat, në distriktin jugor Spin Boldak, pranë kufirit me Pakistanin, bëri të ditur shefi i policisë i Kandaharit, Abdul Raziq. Trupat kishin shkuar aty për një takim në lidhje me hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore, bëri të ditur Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Qeveria jonë ka premtuar hapjen e shkollave dhe të qendrës shëndetësore.

Sipas informacioneve, policia afgane hapi zjarr me pesë pushkë dhe një automatik. Shqipëria ka 265 trupa në Afganistan.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates