“Sa do jetoj?”, është pyetja që ngrihet shpesh nga njerëzit. E duket se shkencëtarët po kërkojnë t’i japin përgjigje në mënyrë përfundimtare, duke dashur të kuptojnë diçka lidhur me jetën dhe momentin e vdekjes. Në qendër të studimit janë genet tona, aq sa tani mund të mjaftojë një analizë e thjeshtë gjaku për të mësuar sesa do të rrojmë.
Studiuesit e Universitetit të Bostonit, me në krye profesor Thomas Perls, kanë identifikuar 281 modele gjenetike të lidhura me jetëgjatësinë, pas ekzaminimit të 800 pensionistëve me një moshë mesatare prej 104 vjetësh, si dhe një grupi të formuar nga njerëz të të gjitha moshave. Thuhet shpesh që ka të bëjë shumë mënyra e jetesës me dieta e ushtrime fizike, por në fakt ka shumë njerëz që kalojnë 100 vjetët, edhe pse s’kanë jetuar në mënyrë fort të shëndetshme. Prandaj, ja ku del në skenë një tjetër mundësi. Shkencëtarët e Bostonit kanë dalë në përfundimin se genet janë në gjendje të shkojnë përtej sjelljeve gjatë jetës. Duke përdorur vetëm të dhëna gjenetike, grupi kërkues ka qenë në gjendje të pikasë kush ka jetuar më shumë se 102 vjet me 71% përpikshmëri, si dhe më shumë se 105 me 95% saktësi. “Faktori ambiental është i rëndësishëm – thotë profesor Perls -, por kur kalohen 90 vjetët vërejmë se merr një rëndësi gjithmonë e më të madhe komponenti gjenetik, që dërgon njerëzit përtej asaj që mund të pritet”.
Kështu nëse zotërojnë genet e duhura, 100-vjeçarët nuk kanë shqetësime deri në moshën 90 vjeç dhe duket sikur shmangin problemet e lidhura me plakjen. Sipas Perls, studime të mëtejshëm të bazuara mbi këto zbulime do të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë, përse disa njerëz arrijnë të shmangin sëmundjet, teksa në këtë mënyrë mund të zhvillohen ilaçe të reja dhe terapi për sëmundje si Alzheimer”. Gjithashtu mund të arrihet deri në realizimin e testeve të gjakut më të përpikta se ato aktualet, që të “hetojnë” praninë dhe sasinë e këtyre geneve në organizmin e pacientit. Kështu mund të kuptohet nëse një njeri është nga natyra një prej atyre që mund t’i kalojnë 100 vjetët.











Bynjamin Xhumri komentoi nëpermjet Facebook
JA KE FUT KOT PLAKO…………….