Sport — 04 Shkurt 2012

Andrea Anjeli: Moxhi ishte më i zoti nga të gjithë në punën e vetPresidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, për herë të parë ka dalë kaq hapur publikisht pas “Kalçiopolit”, në krah të ish-drejtorit sportive të bardhezinjve, Luçiano Moxhi. Sipas Anjelit, Moxhi në punën e vet ka qenë më i zoti nga të gjithë.

“Në atë periudhë, Moxhi ka qenë më i zoti nga të gjithë në punën e vet”, ka thënë Anjeli në një intervistë, ndërsa ka shprehur vlerësime të mëdha edhe për të akuzuarin tjetër për “Kalçiopolin”, Xhiraudon, që bashkë me Betegën përbënin treshen e famshme të Juventusit: “Për mua ishte një pikë referimi, ishte si një baba”.

Ndërkaq, i pyetur me shaka se çfarë do t’i hiqte Interit, Anjeli ka thënë asgjë, pasi sipas tij, titulli i 2006-s, ka qenë i Juventusit dhe për të tashmë mbetet për të folur drejtësia.

Në fund, ai ka dhënë edhe një mendim mbi futbollistin që ka preferuar më shumë tek Juventusi: “Monteron, ndërsa figurat ideale ishin Toriçeli dhe Nedved”.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates