Editorial me te klikuarat Nga Vendi — 17 Dhjetor 2011

Berisha: Në kohë krize do te mbjellim Ullinj dhe ArraI ndjeri Sabri Godo imagjinoi në vitin 1975 se çfarë mund të kishte bërë Skënderbeu në një periudhë krize ekonomike dhe urie. Romani “Skënderbeu” u konsiderua më vonë si një himnizim i “zhgënjimit” të Shqipërisë komuniste me botën dhe vendimit të qeverisë së kohës për ta izoluar vendin, pasi provuan fatin duke kaluar nga aleanca me një superfuqi, në një tjetër.

Shkrimtari Godo, i cili më pas bëri karrierë në politikë, konsiderohet si njeriu që formëzoi politikëbërjen në vend me dy romanet e tija historike “Skënderbeu” dhe “Ali Pashë Tepelena”, ku personazhet e tij u përballën me vështirësitë e qeverisjes së përditshme dhe gjetën zgjidhje duke manovruar mes zjarreve nga të gjitha krahët.

Duke përshkruar gjendjen e principatës së Skënderbeut pas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450, Godo tregon se populli po vuante nga uria, për shkak se tokat nuk qenë mbjellë. Arka e Skënderbeut ishte bosh dhe vendi po përjetonte një farë izolimi të jashtëm, për shkak të refuzimit të fuqive perëndimore për të ndihmuar këtë principatë. Kur Vladani, menaxheri i financave të Skënderbeut i tha shefit të tij se nuk kishte para për të paguar ushtarët dhe se populli po jetonte me lakra, Skënderbeu i sugjeroi si zgjidhje që të urdhëronte mbjelljen e ullinjve, frutave, arrave. Dhe kur Vladani i thotë se problemet janë imediate, ndërsa ullinjtë dhe arrat mund të japin prodhim vetëm në kohën e nipërve, Skënderbeu i përgjigjet se mbjelljet nevojiten për të harruar urinë.

Strategjia e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për mbjelljen e ullinjve dhe arrave gjatë dy viteve të fundit është shumë e ngjashme me strategjinë e Skënderbeut, megjithëse nuk ka të dhëna që romani i Godos të jetë frymëzues i politikës së Kryeministrit të sotëm.

Kryeministri Berisha deklaroi për herë të parë në nëntor 2008 në një mbledhje qeverie, se dëshironte të mbillte 20 milionë rrënjë ullinj. Kriza financiare ndërkombëtare kishte vetëm një muaj që kishte filluar. Në Shqipëri kishte mbërritur vetëm paniku i krizës. Vetëm dy vjet më pas, në prill të këtij viti, në Bulqizë Berisha deklaroi se i kishte mbjellë sakaq 10 milionë ullinj. Për ironi, deklarata se i ka mbjellë 10 milionë rrënjë, gjë që në fakt nuk ka ndodhur, u mbajt në Bulqizë, një zonë tepër malore për ullirin. Ndërkohë, Kryeministri zhvilloi një fushatë tjetër deklaratash, ku këmbëngulte se do të mbillte 200 milionë rrënjë arrorë dhe urdhëroi Ministrinë e Bujqësisë të kryente një studim.

Në të dyja rastet, si mbjellja e ullinjve, ashtu edhe ajo e arrorëve, u bënë nisma të ndërmarra nga vetë Kryeministri, jo të propozuara nga ekspertët e bujqësisë.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates