Teknologji — 21 Shkurt 2012


Cfarë të bëjmë kur laget laptopiTë punosh në kompjuter me një gotë ujë ose një filxhan kafe është diçka shumë e zakonshme. Kështu që mundësitë për të derdhur lëngje në tastierë janë të mëdha dhe në shumë raste nuk është ndonjë problem. 

Mjafton vetëm që tastjera të thahet mirë dhe të rifillohet nga puna, por puna ndryshon kur bëhet fjalë për një laptop. Në këtë rast mund t’i themi lamtumirë aparatit ose riparimi i tij do të na kushtojë shumë.

Nëse veprojmë shpejt, mbase mund të shpëtojmë laptopin tonë. Si? Ja disa këshilla:

1- Nëse duam që të mos laget laptopi duhet të evitojmë lëngjet pranë tij. Por, nëse laget duhet të veprojmë shumë shpejt: ta fikim pa pritur që të mbyllet Windows, ta heqim nga priza dhe t’i heqim bateritë. Kjo bëhet për të evituar që lëngu të hyjë në kontakt me qarqet e aparatit.

2- E kthejmë përmbys në mënyrë që lëngu që ka rënë në butonat e tastjerës të bjerë në tokë. Më pas, thajeni tastjerën me peshqir.

3- Nëse lëngu që derdhet mbi kompjuter përmban sheqer pastrimi duhet bërë me solucione specifike.

4- Pasi ta keni tharë prisni disa ditë para se ta rindizni. Në këtë mënyrë e gjithë lagështia do të jetë tharë dhe kompjuteri ose laptopi do të punojë sërish pa probleme.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates