me te klikuarat Nga Bota — 08 Shkurt 2012

“Europa është e varfër ndaj duhet të jetojë më ato mundësi që ka”Para pak ditësh ishte Ministri i Jashtëm i Australisë, Kevin Rudd që deklaroi se Europa po shkon drejt një varri ekonomik e politik, pasi është spostuar nga debatet e mëdha që po zhvillohen në botë. Ai tha në Konferencën e Mynihut për Sigurinë se Evropa po humbet atë që po ndodh në Azi pasi është shumë e preokupuar dhe e zhytur në meditime atë që po ndodh me eurozonën dhe problemet e brendshme.

Tani është ish- kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamed, që thotë për BBC se Europa duhet të përballet me realitetin e ri ekonomik. Mesazhi është i thjeshtë, por shkatërrues. “Europa ka humbur shumë para, prandaj tani jeni të varfër në krahasim me të shkuarën. Dhe ne në Azi jetojmë me mundësitë tona. Kur jemi të varfër, jetojmë si të varfër. Mendoj se është një leksion që Europa duhet ta mësojë nga Azia”.

Gjatë dy dekadave në pushtet, Mahathir e transformoi Malajzinë nga një koloni e fjetur në një tigër ekonomik. Por këshillat e tij nuk do priten aq mirë. “Ju refuzoni të pranoni se keni humbur para dhe jeni të varfër. Nuk mund të korrigjoni gjërat thjesht duke printuar para. Paraja nuk është diçka që printohet. Duhet të mbështeteni nga diçka, ose një ekonomi e mirë, ose ar”.

“Mendoj se ju duhet të riktheheni dhe të bëni atë që është vërtet biznes. Të prodhoni mallra, të ofroni shërbime, të bëni tregti, jo vetëm të lëvizni të dhënat në librat bankarë- pasi kjo është ajo që po bëni tani. Monedhat nuk janë mall. Duhet të keni diçka solide për të shitur, që më pas të bëni para”.

Mahathir beson se në Europë punëtorët paguhen shumë për pak punë. “Nuk mund të prisni që të jetoni me këtë nivel mirëqenie kur nuk prodhoni asgjë që është e tregtueshme. Dhe cili është rezultati tani? Epo ne mësojmë nga njëri- tjetri. Dikur ishim euro- centrikë më parë. Mendoj se duhet të jemi në aziatiko- centrik tani”.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates