Sport — 19 Shkurt 2012
Ylli i Real Madrid, Sami Khedira, ka realizuar një set fotosh për revistën e njohur GQ, bashkë me të dashurën e tij, Lena Gercke. Fotot provokuese kanë shkaktuar shumë diskutim në Gjermani e Spanjë, por në Tunizi, prej nga është me origjinë lojtari, tre gazetarë janë arrestuar pasi kanë publikuar në gazetën e tyre kopertinën e revistës.
Një foto e tillë është e papranueshme për shtetin islamik. Tre gazetarët rrezikojnë deri në 5 vjet burg. Madje redaksia është në ruajtje pasi ka marrë kërcënime me vdekje.












