Teknologji — 21 Janar 2012
Gjiganti i motorëve të kërkimit së fundmi ka nxjerrë jashtë funksioni programet si Picnik, Google Mesage Continuity dhe Needleabase si dhe ka ndryshuar shërbimin për disa të tjerë.
Nga ana tjetër Google planifikon të hap shërbmin Sky Map për telefonat Android. Një gjë e tillë do të bëhet në bashkëpunim me Carnegie Mellon University.
Më parë Google ka mbyllur Buzz, Code Search, Jaiku, Aardvark, Fast Flip, Sidewiki, Image Labeler dhe disa të tjerë. Këto shërbime tashmë do të ofrohen në rrejtin social Google+.










