Botërori 2010 Sport — 06 Korrik 2010

Gulit e Hierro: Po ecin skuadrat që sulmojnëRud Gulit e Fernando Hierro, njëri legjendë e Hollandës dhe tjetri e Spanjës, analizojnë të dy së bashku fatet e këtij Botërori, në një konferencë në Johanesburg. “Te Spanja ka shumë besim, por ne e dimë mirë se ndeshja me Gjermaninë është shumë e vështirë dhe e komplikuar”, thotë ish-kapiteni i Spanjës Fernando Hierro. “Është një objektiv i vështirë, do të jetë një ndeshje shumë emocionuese mes Spanjës e Gjermanisë dhe nuk do të vija bast për asnjërën, – thotë Rud Gulit. – Nuk e di se kush do të fitojë, nuk kam ndonjë parashikim për këtë ndeshje. Madje edhe për Holandë-Uruguai nuk e di se kush do të fitojë”.
Dy legjendat folën më parë për organizimin e Kupës së Botës në Afrikë. “Për mua ka qenë një Botëror i madh dhe pika kryesore ka qenë cilësia e skuadrave, – shprehet Hierro. – Skuadrat që nuk mendoheshin se do të ishin në majë, janë rritur dhe janë shumë pranë elitës. Është një Kupë Bote ku diferenca ndërmjet skuadrave me histori të madhe dhe atyre me pak histori, ishte shumë e vogël. Është një Kupë Bote me standarte të barabarta”, shton spanjolli.
“Për mendimin tim, skuadrat që kanë bërë futbollin më sulmues kanë arritur deri në gjysmëfinale, pra futbolli shkatërrues nuk mund të mbijetojë, – thotë Rud Gulit. – Jam krenar që Spanja, Hollanda, Uruguai, por sidomos Gjermania, që na ka habitur me futbollin e saj sulmues, janë në këtë fazë. Mendoj se kjo është ajo që do të mbahet mend më shumë”, shton holandezi.
Në Botëror kanë zhgënjyer emrat e mëdhenj të futbollit botëror, ndërsa Forlan, David Vija apo Tomas Myler kanë shkëlqyer. “Kur flet për këtë çështje është shumë e vështirë, pasi askush nuk mund të thotë se Runi, Kaka, Kristiano Ronaldo apo Mesi nuk janë lojtarët më të mirë në botë vetëm për performancën në 4 ndeshje”, shprehet Fernando Hierro për këtë temë.
Ndërsa për Rud Gulit, numri i madh i ndeshjeve në kampionat ndikon shumë në lodhjen e lojtarëve. “Ata luajnë në kampionay, në Kupë, në dy Kupa ndonëherë, në Champions League, në UEFA. Ka shumë ndeshje që luhen gjatë vitit, kështu që nuk është fare surprizë se çfarë ndodhi në Botëror. Të luash një Kupë Bote pas një viti të tillë, është e tepërt”, deklaron Rud Gulit.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

(0) Komente Mbi Lajmin

Comments are closed.

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates