Duket se proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Italian Silvio Berluskoni nuk kanë të ndalur. Mediat vendase kanë bërë të ditur se ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni do të përballet sërish me drejtësinë, pasi pritet të gjykohet për një tjetër akuzë. Këtë herë, ish-kryeministri akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe procesi do të nisë në datën15 mars. Sipas Prokurorisë, kur ishte Kryeministër, Berluskoni ka pritur në vilën e tij në Arkore në 24 dhjetor të 2005-ës dy sipërmarrës që i dorëzuan disa përgjime audio të një bisede mes Piero Fassinos, në atë kohë lideri i demokratëve të së majtës me Giovanni Consorte, ish-kreun e grupit financiar UNIPOL. Ky është procesi i katërt gjyqësor me të cilin përballet ish-kryeministri italian.










