me te klikuarat Sociale — 31 Janar 2012

Jo më psikiatri, por shtëpi komunitareÇrregullimet e shëndetit mendor nuk kanë prekur vetëm të rriturit, por edhe fëmijët dhe adoleshentët. Aktualisht trajtimi i tyre bëhet në psikiatri dhe në të shumtën e rasteve ka mungesë të psikiatërve apo të specialistëve të fushës. Referuar të dhënave të shëndetit publik, 1 në 4 persona në Shqipëri vuan nga shqetësimet mendore dhe në shumicën e rasteve këta persona nuk riaftësohen. Pikërisht në lidhje me këtë problematikë dje në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë u diskutua projektligji “Për Shëndetin Mendor”.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, referoi se për të luftuar stigmën dhe përmirësuar situatën Ministrisë së Shëndetësisë i janë dashur 7 vjet konsulta për të sjellë një draft të ri për ata që vuajnë nga shëndeti mendor. Në thelb të projektligjit qëndron ngritja e shtëpive komunitare për personat që vuajnë nga çrregullimet mendore, dhe jo më psikiatritë, vendet e vetme ku janë trajtuar deri më sot. Shtëpitë komunitare nënkuptojnë hapësira në të cilat, të sëmurëve u mundësohet krijimi i një ambienti shumë pranë normalitetit.

Nga ana e saj opozita në komision kuvendor të shëndetësisë u shpreh e shqetësuar për numrin e paktë të psikiatërve dhe mungesa e ruajtjes së kofidencialitetit të pacientëve.

“Është me interes të dimë nëse ky projektligj do të shoqërohet me një barrë financiare. A keni menduar për stafin e kualifikuar sepse një psikiatër që ka shërbyer në psikiatri nuk mund të shërbejë edhe në një shërbim komunitar, ç’ka do të thotë se duhen specialistë të fushës”, theksoi deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni, duke shtuar se nga ana tjetër duhet të sigurohet edhe bashkëpunimi i pushtetit vendor për shtëpitë komunitare.

Ministri i shëndetësisë tha se ka vend për t’u përmirësuar shërbimi në psikatri dhe ngritjen e sa më shumë shtëpive komunitare. Ndërsa konfidenacialiteti, sipas Vasilit është i rregulluar me ligj.

Në draft, neni 7 përcakton për herë të parë të drejtat e të sëmurëve. Ato lidhen jo vetëm më mënyrën e trajtimin, por edhe me të drejtën për të kërkuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga keqtrajtimet e mundshme. Në anën tjetër, trajtimi i pavullnetshëm i këtyre personave për herë të parë do të vlerësohet me vendim gjykate.

Ndërkohë, ligji aktual anashkalon shërbimet e shëndetit mendor dhe komunitar dhe procesin e rëndësishëm të deinstitucionalizimit që në reformat që po ndërmerren për shëndetësinë paraqiten si parësore. Ligji në fuqi gjithashtu lë hapësira për keqinterpretimin e të drejtave të personave me çrregullime mendore gjë që është vënë në dukje disa herë nga organizma kombëtare dhe ndërkombëtare si Avokati i Popullit. Sipas ministrit Vasili, projektligji është hartuar me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertë të fushës.

“Si shërbime të shëndetit mendor projektligji përcakton shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor, shërbime e shëndetit mendor komunitar, shërbimin  e shëndetit mendor të specializuar me shtretër dhe institucionin e psikiatrisë ligjore. Duke përjashtuar psikiatrinë ligjore shërbimet e tjera ofrohen edhe nga iniciativa private fitimprurëse ose jofitimprurëse”, pohon Vasili.

Gjithashtu projektligji korrigjon një praktikë të papërshtatshme dhe abuzive si nga këndvështrimi i ofruesve të shërbimit, ashtu edhe nga përfituesit e shërbimit që lidhej me detyrimin e të sëmurit për tu shtruar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor të specializuar me shtretët me qëllimin e vetëm të diagnostikimit në spital për t’u shqyrtuar nga KMCAP-ja (shqyrtimin e aftësisë për punë).

Shtrimi i detyruar i personit për të përfituar nga skema e sigurimeve shoqërore ka rritur fiktivisht shtrimet, pra ka sjellë kufizimin e lirisë së personit. Për këtë arsye është vendosur që trajtimi i personit me çrregullime mendore në shërbimin e shëndetit mendor të specializuar me shtretër nuk mund të shërbejë për asnjë rast për qëllim të shqyrtimit të aftësisë për punë.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates