Art / Kulture — 21 Janar 2012

Kalendari i aktiviteteve kulturore javore në Tiranë Teatri i Metropolit do të shfaq sot dhe nesër ora 20:00, dramën “Shtëpia e Bernarda Albës” të regjisorit Kiço Londo në sallën “Shekspir”. Vepra e Federiko Garsia Lorkës do të interpretohen nga Luiza Xhuvani, në rolin e protagonistes, ndërkohë që në role të tjera interpetojnë aktoret: Roza Anagnosti, Erjona Kakeli, Adriana Tolka, Mirela Naska, Ermira Hysaj, Esela Pysqyli dhe Taulanda Jupi. Pesë vajza në kërkim të pasionit erotik të ndrydhur. Një Bernardë, e obsesionuar nga konceptet e nderit dhe traditës. Një gjyshe e burgosur nga e bija. Në një ambient uji, vajzat ndjellin dëshirat seksuale.

Teatri Kombëtar i Komedisë shfaq këtë të shtunë dhe të diel, ora 19:00, komedinë e Stefan Çapaliku “XXL TV” me regji të tij dhe të Naun Shundit. 7 aktorë do të luajnë 11 personazhe, të cilat ndryshojnë dhe transformohen vazhdimisht. Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Olta Daku, Lulzim Zeqja, Flaura Kureta, Marsela Lena dhe Roland Saro janë aktorët që me anë të lojës së tyre do të sjellin për publikun mënyrën se si manipulohet e vërteta nga media.

Opera:

Në datën 23 janar, në kuadër të projektit “Opera për të rinjtë dhe të vegjlit”, do të shfaqet opera “Flauti Magjik” nga Mozart dhe do të shoqërohet me një takim me dirigjentin, regjisorin dhe këngëtarët. Ndërsa në datën 25 janar do shfaqet një koncert me perlat e muzikës popullore nga artistët e Ansamblit Popullor, si dhe një takim me mjeshtrin Rexhep Çeliku dhe grupin e valleve. Në datat 26 dhe 27 do të shfaqet për të rinjtë dhe fëmijët baleti “Zhizel” dhe do të zhvillohet takimi “Si ta kuptojmë baletin “Zhizel”, shoqëruar me një takim me koreografin Agron Aliaj dhe solistët e baletit.

Arte pamore:

Në Galerinë Kombëtare të Arteve qëndron e hapur ekspozita-konkurs “Onufri”, ku krijimet e 22 artistëve prezantojnë pikturën moderne shqiptare. Kuratori i ekspozitës, Alban Hajdinaj është përpjekur të thyej ritualin e “Onufrit” që përqëndrohej tek artistët e kohëve të fundit, duke u kthyer pas në kohë për të gjetur komponentë të modernes në fotografitë e viteve ’20-’30 apo në pikturat e viteve ’60-’90. GKA ka përzgjedhur jurinë që do të zgjedh veprën më të mirë të këtij viti, e cila do të mblidhet në datën 31 janar dhe në 1 shkurt do të shpallet fituesi.

Teatër për fëmijë:

Teatri i Metropolit për fëmijë do të shfaqë çdo të shtunë dhe të diel, ora 10:30, dy premierat e  reja “Maçoku me çizme” me regji të Nelson Mullën dhe “Tomi, Xherri dhe Spajk” në regjinë e Oriana Camës. Shfaqjet do të luhen në sallën “Çehov” deri në fund të këtij viti.

Cirk:

Arena e cirkut të Metropolit çdo të shtunë dhe të dielë, vazhdon të shfaqë deri në datën 30 qershor, ora 11:00 pjesën “Thesaret e cirkut”. Shfaqja ka një larmi numrash të interpretuar nga artistët e mirënjohur si dhe artistet më të rinj të trupës së cirkut. Në programin e saj janë përfshirë të gjithë zhanret tradicionale të cirkut si numrat e shpejtësisë, numrat me kafshë, xhonglimi, kllounata, akrobacia e numrat e lartësisë.

Filma:

Kinema “Millennium” do të shfaq që prej kësaj javë premierën e filmit “The girl with the dragon tattoo” nominuar për 2 Golden Globe. Një film nga David Fincher me Rooney Mara dhe Daniel Craig. “The girl with the dragon tattoo” bazohet në një nga pjesët e triologjisë bestseller “Millennium Series” të shkrimtarit dhe gazetarit suedez Stieg Larsson. Në film ndërveprojnë edhe kohët, ku e shkuara me të tashmen janë lidhur me forma të thjeshta narracioni dhe montazhi. “The girl with the dragon tatoo” nuk është një film mbi nazizmin apo dhunën ndaj femrave, por një film për dy njerëz që duhet të mësojnë sesi të dalin nga guacka e tyre.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates