Është mëse e qartë se shqiptarët e duan Europën. Kjo ndoshta për shkak të historisë së rëndë të kombit tonë. Shqipëria ndodhej në një regjim skandaloz komunist dhe as që kishte mundësinë të mendonte për një dalje jashtë vendit pasi e priste një e ardhme shkatëruese. Nga ana tjetër shiptarët e Kosovës ,Maqedonisë dhe Malit të Zi që ishin pjesë e ish Jugosllavisë kishin të drejtë të plotë të udhëtimit nëpër vendet e Europës. Mirëpo shqiptarët nuk ndejtën durakryq përballë kësaj deshire që të gjithë bashkërisht të jenë pjesë e strukturës europiane edhe pse padrejtësitë që u janë bërë atyre në kohë nga disa shtete anëtare të BE-se kanë qenë shumë të rënda.
Ne historikisht kemi qënë pjesë, ndër më e vejtra e Europës ndoshta edhe atëherë kur ata nuk ekzistonin. Ilirët paraardhësit tanë shtrinin sundimin e tyre nepër shumë territore që sot vetquhen europiane. Ju dhanë kulturë, edukim dhe forcën e një perandorie që në atë kohë ishte më e fuqishme.
Dikur para mbarimit te Luftës së Dytë botërore shqiptarët kishin një pasaportë, e cila ju jepte të njëjtin dinjitet si gjithë qytetarët e botës, sepse ata kishin mundësi të udhëtonin në të gjithë botën. Në vitet ‘20 dhe ‘30 shqiptarët kanë pasur të drejtë të lëvizin të lirë në të gjithë botën, sigurisht ka pasur marrëveshje konsullore, në disa vende shkohej pa vizë, e në disa me vizë, por asnjëherë nuk ka ndodhur të kthehet mbrapsht viza. Shqiparët asnjëherë nuk ndiheshin të inferiorizuar në vendet ku shkonin. Ndoshta sot shqiptarët lëvizin dhe studiojnë jashtë por ato janë thjesht emigrant ekonomik. Në ditët e sotme janë bërë përpjekje të mëdha për liberalizimin e vizave, që shqiptari si dikur të shëtisë i lirë nëpër Europë. Një gjë e tillë është arritur duke përjashtuar Kosovën, e cila me siguri së shpejti do të marrë konfirimimin e duhur për një gjë të tillë.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë se sot falë Bashkimit Europian nuk janë gjeneruar kriza, bashkpunimi ekonomik e politik në mes shteteve tregon një shembull të mirë bashkëpunimi, pjesë e të cilit pretendojmë të jemi edhe ne. Mirëpo të shkojmë drejt Europës të tillë siç jemi në traditë, kulturë dhe me identitetin tonë. Ne nuk kemi nevojë të marrim traditën eurpoiane, sepse kemi një traditë shumë të pasur, tonën për të cilën shumë vende na kanë lakmi. Shqiptarët me të gjitha këto tipare dhe vlera do të ishin një kockë e rëndësishme e mozaikut të quajtur Europë.
Nga A.V










