Saturday, 20 December, 2014
Titujt e Fundit
You are here: Home » Kryesore » PDIU, Idrizi: Pretendojmë të marrim pesë mandate, unë garoj në Tiranë
FreeNET Albania

PDIU, Idrizi: Pretendojmë të marrim pesë mandate, unë garoj në Tiranë

shpetim idrizi1 300x200 PDIU, Idrizi: Pretendojmë të marrim pesë mandate, unë garoj në TiranëKryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar për Vizion Plus se nuk përjashton asnjë forcë nga aleancat për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Por Idrizi tha se nuk do të bëjnë koalicion me ato parti që nuk e votojnë rezolutën çame. Si zakonisht, Idrizi tha se do të japë dorëheqjen si kryetar partie në rast se nuk miratohet rezoluta çame në Kuvend.

Kryetari i PDIU tha se ata pretendojnë pesë mandate në zgjedhjet e ardhshme, pasi ndjehen të fortë në Vlorë, Sarandë, Fier, Durrës e Tiranë. Vetë ai tha se do të kandidojë në Tiranë.

Idrizi i ka bërë thirrje presidentit Nishani që të mbledhë tryezën e partive për të diskutuar daljen nga kriza ku është futur politika për shkak të mosmiratimit të ligjeve me tre të pesat. Ai tha se duhet gjetur një zgjidhje përpara vizitës së Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton.

FreeNET Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top