Nga Bota — 20 Shkurt 2012

“Lajmin e mora vesh në taksi, madje nuk jam lare akoma”Ishte ora 20.30 kur në Berlin u përhap lajmi. Fare pak më vonë Reuters shkroi: Unioni pranon Gauck si president.

Gjermania tani do ketë një president të ri konsensual: Joachim Gauck.

Mbrojtësi i të drejtave të njeriut në ish-RDGJ, teologu 72 vjeçar dhe ish-drejtuesi i zyrës së hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit në RDGJ pritet të zgjidhet me shumicë të gjerë nga Asambleja Federale si pasardhës i presidentit Christian Wulff. Por nuk kishte qenë e lehtë të gjendej një emër i përbashkët me partitë e opozitës. Madje problemin më të madh kancelaria gjermane e pati me liberalët në koalicionin e saj. Në fund u vendos. Një dramë u mbyll, shkruajnë mediat gjermane. Dhe ankohen se zgjati shumë. Në vendin tonë diçka e tillë do ishte bërë telenovelë.

Madje u mbyll aq shpejt sa vetë Gauck thotë se e mori vesh lajmin ndërsa ishte në taksi duke u kthyer nga një udhëtim në Vjenë. “Isha duke u kthyer nga një fluturim kur më mori në telefon kancelaria,” rrëfen Gauck. Me urgjencë u dërgua në një konferencë për shtyp. Ora 21:17- ai së bashku me gjashtë shefa partish del përpara kombit. Gjithçka ndodhi kaq shpejt sa Gauck thotë: “Jam konfuz e madje nuk jam lare akoma sepse po vij nga udhëtimi”.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates