me te klikuarat Nga Vendi — 07 Shkurt 2012

“Mbi ç’kritere është emëruar dhëndri i Jozefina Topallit në ambasadë?”Deputetët socialistë kanë debatuar ashpër gjatë ditës së sotme në Komisionin Parlamentar të integrimit evropian me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Sipas tyre, diplomacia shqiptare është mbushur me emërime nepotike.

Deputeti Taulant Balla është shprehur se zotëron një listë me ëmërimet nepotike, ndërsa ka kërkuar nga Haxhinasto që të përgjigjet për këto emërime, duke nisur që nga dhëndri i Jozefina Topallit.

“Më jep kriteret e pranimit të dhëndrit të Zhozefina Topallit dhe unë ta votoj ligjin. Neni i parë i ligjit duhet të jetë se asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë kryetar parlamenti të mos ketë njerëz të vet në shërbimin diplomatik”, ka thënë Balla gjatë fjalës së tij.

Në përgjigjie të tij, Haxhinasto është shprehur se “koncepti juaj për reformën mbetet tek disa emra të përveçëm me apo pa lidhje me përfaqësues të caktuar. Nuk janë vetëm të mazhorancës, por ata kanë të drejtën që për shkollat që kanë bërë, integritetin dhe kualifikimet të kenë të drejtën të punojnë edhe në shërbimin e jashtëm”.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates