Kuriozitete Shendetësi — 22 Janar 2012

Më shumë për gjumin!Studimi shkencor i gjumit vitet e fundit ka qenë shumë intensiv, edhe pse rezultatet e disa studimeve kanë qenë të kundërta. Është e qartë tashmë që një person mund të vetëvritet duke refuzuar të hajë dhe të pijë, por dhe personi më stoik nuk është në gjendje të rrijë pa fjetur pafundësisht.

Shqetësime në personalitet

Nevoja për gjumë shpejt a vonë do të vijë me gjithë tentimet dhe mundimet e individit për të rezistuar. Mungesa e gjumit, sipas disa studimeve, provokon rrjedhoja psikologjike. Sipas studimeve të bëra, një numër i madh individësh që kanë qenë të detyruar të qëndrojnë pa fjetur, kanë pasur shqetësime të mëdha të personalitetit të tyre.

Zgjuar për 264 orë

Disa studime gjithnjë me bazë empirike në të kundërt mbështesin se simptomat psikologjike që vërehen te personat pa gjumë janë rezultat i stresit dhe jo i mungesës së ndonjë funksioni thelbësor të zhvilluar nga gjumi. Një provë është që në vitin 1966, 17-vjeçari Randy Gardner qëndroi zgjuar për 264 orë duke mos treguar asnjë simptomë psikike. Pas kësaj ai fjeti për 15 orë dhe kur u ngrit ndjehej mirë.

Gjumi regjistron kujtimet negative

Gjumi mban kujtimet, madje dhe ato më dramatiket, kështu që mund të forcojë kujtesën nga ngjarjet negative.

Gjumi në fakt është një kohë në të cilën kujtimet tona janë të regjistruara në një kujtesë të pashlyeshme. Në këtë kujtesë mund të përfundojnë dhe traumat. Por, reagimi emotiv ndaj një episodi të pakëndshëm, reduktohet nëse menjëherë më pas, qëndroni zgjuar.

Të qëndrosh zgjuar, në fakt, pasi të kesh përjetuar një traumë, “për shembull një incident të keq”, shkalla amotive e episodit ridimensionohet.

Këtë përfundim ka nxjerrë një studim i fundit i kryer nga kërkuesit e “University of Massachusetts Amherst” (SHBA), i cili sugjeron se gjumi mbron kujtimet e këqija dhe shton emocionet negative.

Neuroshkencëtarët pohojnë se rezultatet kanë një domethënie të rëndësishme edhe për njerëzit me shqetësime traumatike stresi, apo për dëshmitarët okularë në procese gjyqësore.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates