Kush e tha që Lionel Mesi është në krizë!? Kundërpërgjigja e argjentinasit në sfidën kundër Valencias ka qenë mjaft e qartë me katër gola e tij që e çojnë në 27 numrin e rrjetave të tundura në 23 ndeshje kampionat. Por “Pleshti” është kënaqur më tepër me faktin që skuadra i është kthyer paraqitjeve spektakolare duke kaluar momentin e vështirë të disa javëve më parë.
“Gjëja më e rëndësishme është skuadra, jo golat e mi. Sot kemi bërë më të mirën dhe kjo është ajo që ka rëndësi dhe më kënaq më shumë”.
“Guardiola? Trajneri do të marrë vendimin e tij kur ta shohë të arsyeshme por të gjithë ne duam që ai të vazhdojë”, ishin fjalët e Mesit pas ndeshjes ku u bë lojtari më i ri në moshë që aktivizohet në 200 ndeshje kampionati me fanellën e Barcelonës










