me te klikuarat Nga Vendi — 22 Shkurt 2012
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, duke folur në emisionin ‘Pesë pyetjet nga Babaramo’, tha se Nano i ka mundësitë për të qenë kandidat për president. “Gjithsecili që e meriton dhe kalon këtë proces dhe merr votat siç e kërkon Kushtetuta mund të jetë president. Pse jo dhe Nano. Është një person që i ka dhënë politikës shqiptare dhe është një njeri që duke dalë mbi palët, mbi interesat e PS dhe është një ndër kandidaturat që mund të hyjë në këtë proces,” tha Kodheli. Ajo tha se presidenti duhet të dalë nga një tryezë konsensusi.










