me te klikuarat Nga Bota — 07 Shkurt 2012
Boss-i i Mitsubishi Motors ka ofruar për shitje fabrikën e kompanisë në Hollandë për vetëm një euro. Njoftimi u bë pasi kompania japoneze bëri të ditur se do ndalojë prodhimin e makinave aty. 1 mijë punëtorë bllokuan hyrjen e fabrikës në një protestë kundër mbylljes së saj.
BBC thotë se protestuesit deklaronin se mbyllja e saj do ishte një katastrofë për jugun e Hollandës.
Mitsubishi fajëson ambientin e vështirë për operim në Europë si shkak për mbylljen e fabrikës.
Në fabrikën NedCar prodhoheshin modelet Colt dhe Outlander. Presidenti i Mitsubishi Motors, Osamu Masuko tha se fabrika shitet për 1 euro për ata që do vazhdojnë të paguajnë rrogat e 1500 punonjësve.










