Art / Kulture — 29 Janar 2012
Është ndarë sot nga jeta në moshën 91-vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, profesor Muzafer Xhaxhiu. I diplomuar në Beograd dhe në Moskë për letërsinë klasike greke dhe latine, jeta e tij i është kushtuar gjithmonë klasikëve të mëdhenj të njerëzimit.
Si studiues profesor Muzafer Xhaxhiu do të punonte për etnogjenezën e shqiptarëve, si pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve.
Krijimtaria letrare e tij përmendet që nga “Lirikat” në vitin 1957 dhe deri në “Këngët e Mjellmës”, botim i vitit 1999. Ndërsa, dy nga veprat e tij më të spikatura janë “Letërsia antike greke” dhe “Letërsia romake”.










