Botërori 2010 Kuriozitete Sport — 06 Korrik 2010

Oktapodi Orakull zgjedh Spanjën fituese të gjysëmfinalesOktapodi gjerman Paul, që i ka çuditur të gjithë me parashikimet tepër të sakta për të gjitha ndeshjet ku luante Gjermania, duket se këtë herë ka tradhëtuar besimin e tifozave gjermanë.
Bëhet fjalë për një krijesë nënujore, që njihet si orakulli i Botërorit 2010 dhe me të drejtë, pasi zgjedhjet e tij kanë dhënë rezultatin e pritur. Oktapodi Paul parashikoi humbjen e Gjermanisë me Serbinë, fitoren me Anglinë dhe më pas me Argjentinën.
Në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme Gjermani-Spanjë, ata që besojnë tek zgjedhjet e tij i janë drejtuar sërish. Por ndoshta kanë mbetur të zhgënjyer, sepse Paul, edhe pse jeton në Gjermani, ka zgjedhur si fituese të gjysmëfinales, skuadrën kundërshtare, Spanjën.
Parashikimi i fundit i Paul shokoi tifozët gjermanë, të cilët u lumturuan kur panë se zgjedhja e tij e parë ishte kutia me flamurin e Gjermanisë. Por oktapodi u rikthye menjëherë tek kutia spanjolle.
Oktapodi telepatik është bërë i famshëm për parashikimet e tij që në Euro 2008, ku i vetmi gabim ishte në ndeshjen finale dhe fitoren ia faturoi Gjermanisë.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

(0) Komente Mbi Lajmin

Comments are closed.

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates