me te klikuarat Nga Vendi — 07 Shkurt 2012

“Pango” në Gjykatën e LartëTë enjten, Gjykata e Lartë do të merret me çështjen Pango kundër “Top-Channel”.

Gjykata ka marrë një apel nga paditësi Ylli Pango pas vendimit te Gjykates se Apelit. “Top Channel” bëri publike në 4 mars 2009 një video, ku Ylli Pango, Ministër në kohën e transmetimit, i kërkon një vajze favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Zoti Pango i vlerëson faktet si të pavërteta, të manipuluara dhe në shkelje të hapur të privacisë së tij. Gjykata e Apelit refuzoi të shprehet për këtë çështje në themel dhe më 21 shtator të vitit të shkuar e ktheu çështjen në shkallën e parë, për t’u rishqyrtuar nga një tjetër trupë gjyqësore.

Sipas Apelit, në shqyrtimin në shkallë të parë kishte pasur shkelje procedurale sa i takon marrjes dhe administrimit të provave si edhe kontradikta në arsyetimin e vendimit.

Trupa gjyqësore e Shkallës së Parë, e kryesuar nga gjyqtari Agim Bendo, i dha të drejtë Ylli Pangos dhe fajësoi “Top-Channel” për publikimi të materialeve të pavërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Si dëmshpërblim, gjykatësi Agim Bendo vendosi një gjobë prej 400 mijë eurosh. Por, Gjykata e Apelit, në vendimin e saj për ta kthyer çështjen për rishqyrtim vuri re se Gjykata e Shkallës së Parë nuk arsyetoi se përse i dha përparësi respektimit të jetës private në raport me lirinë e shprehjes.

Në fakt, është Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut që me jurisprudencën e saj ka përcaktuar ne menyre te qarte dhe te pakundërshtueshme kufijtë mes lirisë së shprehjes dhe respektimit të jetës private.

Gjykata e Strasburgut, në rastin e një funksionari publik, siç është një Ministër, është shprehur se interesi publik ka përparësi.

Mirëpo Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë duket se në vendimin e saj nuk e mori parasysh këtë arsyetim, edhe pse në kohën e fakteve Zoti Pango ishte Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Pas publikimit të fakteve, Ylli Pango u shkarkua menjëherë nga Kryeministri dhe akti i tij u dënua nga tërë klasa politike.

Rasti dhe gjoba prej 400 mijë eurosh janë përmendur në raportin e Departamentit Amerikan të shtetit për lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut dhe në raport-progresin e Komisionit Europian si raste të gazetarisë investigative që lufton kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates