Zona VIP — 14 Shkurt 2012
Aktori amerikan Matt Bomer zbuloi gjatë një ceremonie gala se ai është gej. Aktori 34 vjecar ishte i qetë kur deklaroi përpara mikrofonëve se ishte homoseksual. Më përpara ka pasur spekulime në lidhje me orientimin e tij seksual.
Duke marrë një çmim në ‘Steve Chase Humanitarian’, ai falënderoi partnerin e tij, gazetarin Simon Halls. Ai po ashtu falënderoi edhe tre fëmijët e tyre, dy fëmijët e Halls dhe djalin e tij.
“Faleminderit që më mësuat se çfarë është dashuria e pakushtëzuar. Do jeni gjithmonë arritja ime më krenare.”










