me te klikuarat Nga Vendi — 07 Shkurt 2012
Debati në lidhje me numrin e të papunëve në Shqipëri ka kohë që nuk merr një përgjigje. Shifrat e INSTAT janë të pabesueshme për opozitën, ndërkohë që edhe mediat e huaja kur raportojnë për Shqipërinë, e vënë në dyshim shifrën zyrtare të papunësisë. Edi Rama, kryetari i PS, që mbron qëndrimin e tij se ka mbi 1 milion të papunë në vend, ka sjellë këtë tabelë që po botojmë edhe ne, për të treguar se numri i të papunëve është mbi 1 milion. Tabela zyrtare e Bankës së Shqipërisë, për Ramën është një ilustrim shumë i mirë, pasi Banka dhe Guvernatori i saj nuk janë në varësi të opozitës, për më tepër, janë pranë qeverisë. Tabela është publikuar në shkurt të vitit 2012, por të dhënat më të fundit janë ato për vitin 2011.










