Nga Bota — 08 Tetor 2010
Uashington – Ekonomia amerikane humbi 95 mijë vende pune gjatë muajit shtator. Sipas Departamentit të Punës, kjo shifër përbën dyfishin e gushtit, gjatë të cilit u humbën 54 mijë vende pune. Por gjithsesi, përqindja e papunësisë ngelet përsëri në nivelet e 9.6 për qindshit. Një total prej 159 mijë zyrtarësh shtetëror u “hodhën në rrugë” gjatë muajit shtator, teksa sektori privat punësoi rreth 64 mijë persona, shifra më e ulët që në qershor.
Lajmet rreth punësimit kanë rritur pritshmërinë se Rezerva Federale e SHBA-ve do të marrë aksione të mëtejshme për të injektuar para në ekonomi.
Rreth 76 mijë e të larguarve nga puna ishin në administratën lokale, dhe një numër shumë i madh ishin mësues.










