Teknologji — 18 Janar 2012
Një shkollë në Long Island të shtetit të Nju Jorkut ka hapur debate dhe kundërshti të shumta, duke qenë se për studentët obezë, ka vendosur që të mbajnë një rreth elektronik në formë byzylyku. Me anë të këtij rrethi, mësuesit kontrollojnë të dhënat e tyre për 24 orët e mëparshme, duke parë se sa aktivitet fizik kanë kryer ata. Kjo ka sjellë irritimin e prindërve, duke qenë se ky vendim është marrë pa miratimin e tyre. Për më tepër, ata shprehen se rrathë të tillë u vendosen të burgosurve.










