Lemza është një tkurrje e fuqishme e diafragmës, që takohet në ngacmimet e stomakut , në sëmundjet e aparatit tretës, në sëmundjet e sistemit nervor dhe të nervit të diafragmës. A e keni vënë re se kur hahet një kokërr hurmë e pa pjekur mirë të zë lemza? Kjo do të thotë që tkurret diafragma. Ose kur të kujton ndonjë i afërm, të zë lemza, dhe kjo është me prejardhje nervore.Gjithashtu kur hani një gjellë të ftohtë në mëngjes , ju zë lemza , pra ngushtohet diafragma.
Merrni një lugë kafeje me sheqer dhe hidhini disa pika uthull të fortë rrushi.
Për mjekimin e lemzës merrni 1-6 gjethe rrushi të egër , pasi e grimconi , e zieni në 200 gr ujë për rreth 10 min. Më pas e kulloni dhe e pini me gllënka.
Më përpara mjekët popullorë të fshatrave vepronin kështu: kur personin e zinte lemza dhe nuk pushonte me mjekimet e zakonshme , i zbraznin një pushkë në befasi për ta tronditur. Shpifni për të sëmurin sikur ai të kishte bërë faj të rëndë , me qëllim që t’I shkaktoni një tronditje morale që ta heqi mendjen nga lemza.
Merrni një të kuqe veze dhe 2 lugë pluhur kafeje i përzieni mirë dhe pastaj në to hidhni edhe një lugë lëng limoni, kështu krijohet një lloj kremi.Nga ky ilaç ijepet të sëmurit 1 lugë kafeje sa herë që e zë lemza.
Ka edhe metoda të tjera ndihmëse për të ndaluar lemzën. Në momentin që ju zë lemza merrni një gotë ujë e pijeni dhe me dorën tjetër mbyllni hundën që të mos merrni frymë me hundë. Kjo derisa të përfundoni gotën e ujit. Atëhee, hiqeni dorën nga hunda dhe do të shihni se lemza do të zhduket.
Është një metodë pak e ngjashme me të parën. Në momentin kur të zë lemza , merrni përsëri një gotë ujë për ta pirë, porn ë të njëjtën kohë një person tjetër duhet t’ju zërë vrimat e veshitderis ta pini gotën me ujë , pastaj do të shihni se lemza nuk është më e pranishme.










