Sociale — 26 Janar 2012

Skuqja e ushqimeve me vaj ulliri ben mire per zemrenTradicionalisht është thënë se të skuqurat të bëjnë keq, por kjo jo gjithnjë është e vërtetë. Nëse zgjedhim vajin e ullirit, apo atë të lulediellit në skuqjen e ushqimeve tona, shmangim në një masë të madhe rreziqet për zemrën.”British Medical Journal” ka publikuar një studim të Universitetit Autonom të Madridit, i cili ka ekzaminuar zakonet në të ngrënë të mbi 40 mijë personave, të moshave 29-69 vjeç, në një hark kohor prej 11 vjetësh. Të gjithë pjesëmarrësit në studim tregonin se sa dhe çfarë hanin, duke nënvizuar se sa herë konsumonin ushqime të skuqura.
Shpëtuese për arteriet rezultojnë të jenë lëndët e para të dietës mesdhetare, ulliri dhe farat e lulediellit. Ushqimet e skuqura në fakt i shtojnë shumë kalori pjatës sonë, duke rritur kolesterolin, obezitetin dhe hipertensionin. Por jo gjithnjë është kështu. Me yndyrna solide shtazore apo të ripërdorshme, rreziku është shumë më i lartë. Ndërsa sipas studimit spanjoll, me vaj ulliri apo luledielli, rreziku reduktohet shumë.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates