Botërori 2010 Sport — 29 Qershor 2010

Sot, ndeshjet e fundit për në çerekfinaleSot luhen dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në çerekfinalet e kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010. Japonia, e vetmja skuadër e mbijetuar nga ekipet aziatike, do të përballet me Paraguajin. Në ndeshjen e dytë do të luajnë dy ekipe evropiane, Spanja dhe Portugalia.

Faza eliminatore e Kampionatit Botëror përfundon sot kur Paraguai të ndeshet me Japoninë në Pretoria dhe Spanja të përballet me Portugalinë në Cape Town. Keto dy ndeshje përcaktojnë dy ekipet e fundit që do të kalojnë në çerekfinale.

Ndeshja e sotme mes Japonisë dhe Paraguait do të hyjë në histori pasi ekipi fitues do të kualifikohet për në çerekfinale për herë të parë. Trajneri i Japonisë Takeshi Okada thotë se ekipi i tij është tejet i motivuar si skuadra e fundit aziatike ende në kampionat.

Paraguai po shpreson të vazhdojë suksesin pasi ka kryesuar renditjen e grupit F. Por Japonia, e cila zuri vendin e dytë në grupin E, po bën paraqitjen e parë në fazën eliminatore në vend të huaj.

Në Cape Town, numri dy i botës Spanja, e cila kryesoi grupin H, ndeshet me Portugalinë që zuri vendin e dytë në grupin G. Ndeshja e sotme do të jetë disi e veçantë me dy ekipet që synojnë titullin e parë botërorë të futbollit.

Ndeshja e parë hapëse e kampiones së Evropës, Spanjës ishte një zhgenjim 1-0 për Zvicrën, para se të mundëte Hondurasin dhe Kilin. Portugalia u ndesh në lojëra pa gola me Bregun e Fildishtë dhe Brazilin dhe mundi Korenë e Veriut 7-0.

Në ndeshjet e djeshme u kualifikuan Holanda, pas fitores me Sllovakinë, dhe Brazili pas fitores ndaj Kilit. Përveç Holandës dhe Brazilit, ekipet e tjera të kualifikuara për në çerekfinale janë Uruguaji, Gana, Gjermania dhe Argjentina.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

(0) Komente Mbi Lajmin

Comments are closed.

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates