Erika Hernandez, 28 vjeç, ngre gishtin e madh lart në shenjë falënderimi për mjekët që i shpëtuan jetën. Ata kryen një transplant zemre, por vajza meksikane mbeti e befasuar kur pa se sa shumë mbulim mediatik kishte kjo ngjarje. Ajo nuk e di çfarë ka hequr ajo zemër derisa ka mbërritur në gjoksin e saj. Dy ndihmësit që po e transportonin zemrën për në spital, e rrëzuan atë në asfalt mu përpara qendrës së transplanteve. Një ekip televiziv kishte vendosur të xhironte momentet që kur zemra do merrej nga një person i vdekur në aksident rrugor deri në qendrën mjekësore në Meksiko Siti. Por vetëm pak metra përpara spitalit, pak momente pasi helikopteri ishte ulur, dy ndihmësve iu hap kutia dhe qesja ku ishte zemra, e ruajtur në akull dhe lëngje mjekësore, ra përtokë. Vetëm pasi u ripaketua në akull sërish, ajo u dorëzua tek ekipi i transplantit.
Doktori që kreu operacionin tha se tani do jetë familja që do i tregojë asaj se përse kishte kaq shumë vëmendje mediatike. Operacioni shkoi me sukses.










