me te klikuarat Nga Vendi — 27 Janar 2012

U masakrua në Greqi, mbërrin në Shqipëri trupi i të ndjerësKa mbërritur në Kapshticë trupi i pajetë i të ndjerës Kristiana Miçani. 16-vjeçarja Miçani nga Korça është masakruar disa ditë më parë për shkaqe xhelozie nga ish-i dashuri i saj në bashkëpunim me pesë persona të tjerë në Selanik të Greqisë, ndërsa është gjetur trupi i saj vetëm dy ditë më parë. Policia greke, vetëm 24 orë pas gjetjes së kufomave, pohoi se ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së dyfishtë, si dhe shkaqet që kanë çuar në këtë krim makabër. Në pranga është vënë vëllai i ish-të dashurit, ndërsa në kërkim është protagonisti kryesor, i cili dyshohet se është arratisur në Itali. Marrëdhënia e vajzës shqiptare me djalin grek ka shkaktuar ndjenjën e xhelozisë tek i dashuri i saj i mëparshëm, duke e nxitur këtë drejt një konflikti që precipitoi në vrasje. Sipas të dhënave të grumbulluara nga hetimet, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një marrëdhënie më të hershme të vajzës me një 18-vjeçar rom nga Rumania, me emrin Elvis, i cili nuk e pranonte dot që pas ndarjes, ajo krijoi një lidhje të re me djalin grek. Sipas versionit të dhënë nga Policia e shtetit fqinj, zbardhja e ngjarjes është mbështetur jo vetëm në prova dhe fakte të siguruara nga hetimi, por edhe te dëshmitë e qytetarëve, të cilët kanë parë rreth një muaj më parë një skenë jo të zakonshme.
Ndërkohë ceremonia mortore e të ndjerës do të zhvillohet ditën e nesërme, për tu drejtuar më pas drejt banesës së fundit.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(3) Komente Mbi Lajmin

  1. Tobenestrakfurlla zot na ruj e na fal

  2. e kemi lan besimin tek zoti pas dore

  3. kjo eshte liria e tepert, …gjynah per te dy , po te arrijn te vriten njerz per nje vajz vetem 16 vjeqare, e tmerrshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates