Trajneri i kritikuar i Arsenalit, Arsene Venger, i ka ngushëlluar tifozët e tij. U ka thënë se ka edhe më keq, nëse do të ishin tifozë të Liverpulit.
“Jemi vetëm na janar, dhe vendi i katërt është mundësi reale. Por, ne jemi në garë me Liverpul, që nuk e ka fituar titullin prej 22 vjetësh, ndërsa më herët e kishin fituar 18 herë në 20 vjet. Mund të ndodhë”, ka thënë Venger.
Matematika e Vengerit gjithsesi ishte shumë e gabuar, sepse Liverpuli i fitoi 18 tituj brenda 89 vjetësh, hera e fundit në vitin 1990.
Por, përderisa tifozët e Liverpulit e kanë mbështetur gjithmonë skuadrën, tifozët e Arsenalit po planifikojnë që në ndeshjen me Blackburn të vendosin qese në ulëset e stadiumit dhe ta bojkotojnë atë, si pasojë e rezultateve të këqija.
Në 4 ndeshje Arsenal e ka fituar vetëm një pikë, me Boltonin këtë mesjavë, pasi paraprakisht kishte humbur ndaj Manchester United, Fulham dhe Swanseas.










