Teknologji — 18 Janar 2012
Wikipedia ka nxjerrë offline shërbimin e saj në anglisht në shenjë proteste kundër ligjeve anti- pirateri që janë propozuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përdoruesit që do tentojnë të hyjnë në faqe do shohin një ekran të zi dhe një deklaratë politike: “Imagjinoni një botë pa dije të lirë”.
Wikipedia, e cila tërheq miliona lexues çdo ditë, kundërshton dy ligje kundër piraterisë. Legjislacioni do i lejojë Departamentit të Drejtësisë që të kërkojnë me vendim gjykate që motorët kërkues të bllokojnë rezultatet që kanë lidhje me piraterinë, raporton BBC
Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales, i tha BBC se “këto ligje janë kaq të gjerë dhe kaq keq të shkruar sa do ndikojnë të gjitha llojet e gjërave, që nuk kanë lidhje me ndikimin e piraterisë”.










