Yjet e famshme jetën e tyre private mundohen ta fshehin nga publiku dhe rrallë flasin për sjelljet dhe dëshirat e tyre seksuale. Por, ndonjëherë gjuha e tyre është më e shpejtë sesa mendja. Në vazhdim do të tregojmë se cilat janë preferencat gjatë marrëdhënies seksuale të yjeve. Amvisja e dëshpëruar, Eva Longoria pëlqen kur mashkulli e ka kontrollin dhe nuk e refuzon që të lidhet.
Ylli i bujshëm Katy Price, e njohur edhe si Jordan, “rastësisht” deklaroi se pëlqen që t’i godasë me kamxhik dhe t’i lidhë meshkujt e saj. Pëlqen të dominojë, pasi që më e lumtur është kur e lidh dikë sesa të jetë e lidhur. E preferuara e shumë meshkujve, e ëmbla Cheryl Tweedy, është shumë larg nga Price. Ajo pëlqen qetë, butësisht dhe gjithsesi që duhet të jetë në shtrat.
“Mendoj që shumica e meshkujve pëlqejnë që të dëgjojnë psherëtima të vogla, dhe jo britma. Seksi duhet të jetë i butë dhe i qetë, përndryshe do t’i ngjante atij në porno-filma”, thotë Cheryl.
Aktorja e bukur, Scarlett Johansson, seksin më së shumti pëlqen ta bëjë në ulësen e pasme të automobilit. Elizabeth Hurley është shpirt romantik, e cila pëlqen të ketë marrëdhënie seksuale kudo që ka zjarr. Kamini apo zjarri jashtë, nuk ka rëndësi. Pamela Anderson pëlqen në të gjithë mënyrat e mundshme dhe në të gjitha vendet.
Mbretëresha e burleskave Dita Von Teese preferon lojërat mazohistike, “robërinë” dhe ndonjëherë edhe nëpër pika të shiut. Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” Mel B e zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj i preferojnë lodrat e ndryshme të seksit. Më së shumti e do vibratorin.
Aktori Will Smith kënaqet kur i plotëson dëshirat e bashkëshortes së tij. Në fakt, Jada Pinkett Smith e adhuron kur i dashuri i afrohet me rrobat e lëkurës që i kishte veshur në filmin “Hancock”.










