Shendetësi — 22 Janar 2012

Zbulohet proteina jetike per parazitin e malariesNë një zbulim mjekësor, shkencëtarët kanë përcaktuar rolin e një proteine ?që është jetike për parazitin i cili shkakton malarien. Malaria sëmundje prek çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz në mbarë botën dhe vret më shumë se gjysmë milioni. Shkencëtarët thonë se analiza e proteinës zbulon një dobësi të madhe në parazitin mikroskopik, dhe ofron një pikënisje për barna të reja kundër malarjes.
Një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Uashingtonit në St Louis të shtetit Misuri, punoi për 6 vjet për të kuptuar strukturën dhe funksionin e një proteine ??të rëndësishme për mbijetesën e protozoarit – plasmodium falciparum – parazit një-qelizor që jeton brenda mushkonjës dhe është përgjegjës për format më vdekjeprurëse të malaries. Proteina quhet enzimë PMT dhe paraziti mikroskopik ka nevojë për këtë proteinë për të krijuar membranat e qelizës së tij.
Dr Joseph Jez, i cili udhëhoqi ekipin e shkencëtarëve, thotë se zbërthimi i kodit të enzimës PMT është si gjetja e dobësisë fatale të malaries. “Nëse ne arrijmë të ndërpresim aktivitetin e kësaj proteine, ne ndërpresim prodhimin e ndërtimit të blloqeve për  membranat e qelizave, dhe pa qeliza të reja paraziti ngadalëson vdes.
Dr Jez dhe kolegët e tij përdorën një metodë të ndërlikuar por të saktë, atë të  kristalizimit të proteinës, për të parë strukturën molekulare të enzimës PMT në tre dimensione. Ai shton se për shkak se proteina PMT nuk gjendet në qelizat e njeriut, çdo ilaç ndaj saj mund të përdoret pa rrezik për njerëzit. Identifikimi i proteinës PMT është vetëm fillimi, sepse ky zbulim ofron shpresa jo vetëm për barna të reja anti-malarjes por edhe kundër shumë lloj parazitësh të tjerë, jeta e të cilëve varet nga e njëjta proteinë PMT.

Artikuj të tjerë

Share

About Author

Gazetari nr1

(0) Komente Mbi Lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Reklama

Reklama

Reklama



Zgjidhni Gjuhën


Publicitet



Moti Sot/Neser

Kursi i kembimit

WP Like Button Plugin by Free WordPress Templates